Incidenti në veri, Ramadani: Serbia synon që situata të kalojë nga “brishtësia” në “eskalim”

Aktuale

Incidenti në veri, Ramadani: Serbia synon që situata të kalojë nga “brishtësia” në “eskalim”

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:35
Burim Ramadani

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Serbia po synon që gjendjen në veri të Kosovës ta kthej nga “brishtësia” në “eskalim”.

Sipas tij në dritën e kësaj strategjie ishte edhe sulmi i natës së mbrëmshme me molotov.

E plotë:

Serbia synon ta eskalojë situatën e sigurisë në veri, duke tentuar kështu ta forcojë propagandën e vet kundër Kosovës me qëllim të përfitimit të aranzhmaneve të caktuara momentalisht. Ndërsa, këto aranzhmane të shihen si të domosdoshme, por jo të mjaftueshme për të ardhmen!

Një strategji e tillë serbe nuk është e reduktuar vetëm në prodhimin e lajmeve të rrejshme dhe dezinformimit për gjoja krizë humanitare (duke propaganduar planin e vjetër për ‘eksod’), por edhe në përdorimin e vazhdueshëm të grupeve e strukturave paralele që i organizon, financon dhe menaxhon.

Qasja pro-aktive e Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare këtu duhet të ketë synim zhvelftësimin e kësaj propagande.

Në periudhën kur propaganda serbe vlerësohet se nuk do të mund të jep asnjë efekt, edhe aktivitetet kriminale të këtyre grupeve paralele do të minimizohen deri në zhdukje.

Tash për tash, synimi serb është që të forcohet përshtypjen që gjendja në veri është eksaluese.

Pra, të kalohet nga vlerësime për gjendje të brishtë në gjendje eskaluese!

Sulmi me molotov i natës së mbrëmshme është edhe një indikacion shtesë në këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat