Ministri Sveçla në Gjermani, njofton për pjesëmarrje në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit

Aktuale

Ministri Sveçla në Gjermani, njofton për pjesëmarrje në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:48
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Faruk Ajeti

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani.

Ai ka publikuar një fotografi nga atje bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, shkroi Sveçla.

Njoftimi i tij vjen në kohën kur po diskutohet mundësia e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit për shkak të ndalesës ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe refuzimit për ta hequr atë siç ka kërkuar Gjermania me arsyetimin se shkel parimet e CEFTA-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat