Kurti flet për djegien e një shtëpie në veri, ka një mesazh për ata që e bënë këtë krim

Aktuale

Kurti flet për djegien e një shtëpie në veri, ka një mesazh për ata që e bënë këtë krim

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 13:47
Shtëpia në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri.

Ai u shpreh se ata të cilët e kanë bërë këtë krim me koktej molotovi, duhet të ndiqn nga organet e Republikës së Kosovës.

“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha shefi i qeverisë ..

Për zjarrin në njërën nga shtëpitë në veri, njoftoi fillimisht ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një postimi në Facebook ku postoi edhe fotografi.

Poashtu, policia tha për Klankosova.tv se lidhur me rastin nuk ka ende të dyshuar e as të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat