Këshilltari i Bislimit jep detaje për takimin trepalësh në Bruksel

Aktuale

Këshilltari i Bislimit jep detaje për takimin trepalësh në Bruksel

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 15:33
Besnik Bislimi dhe Mirsolav Lajçak

Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim trepalësh.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi atje ka zhvilluar vetëm takim bilateral me emisarin Miroslav Lajçak.

Kështu ka konfirmuar për median këshilltari për Media i Bislimit, Klisman Kadiu.

Kanë mbaruar takimet. Pas pak iu informojmë më gjatë përmes komunikates. Takim trilateral nuk ka patur, vetëm bilateral me emisarin Lajçak”, ka thënë ai.

Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat