Trupa të shtuara të KFOR-it vazhdojnë të qëndrojnë mbi urë – dalin detajet e reja

Aktuale

Trupa të shtuara të KFOR-it vazhdojnë të qëndrojnë mbi urë – dalin detajet e reja

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 16:54 Përditësuar në ora: 19:00 më 17.09.2024
Ushtarët e KFOR-it

Sërish prezencë më e madhe e KFOR-it mbi Urën e Ibrit, Elshani: Ishte një ushtrim, fort mirë është

Pasditën e sotme është vërejtur një prezencë më e madhe e trupave të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se ishte vetëm ushtrim i trupave të KFOR-it.

“Ishte një ushtrim, mirë po më duket mua. Për ditë po i mbajnë, for mirë është”, tha Elshani.

Kjo nuk është hera e parë që trupa të KFOR-it vërehen në prezencë më të shtuar mbi Urën e Ibrit, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa herë muajin e kaluar.

Trupa të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit

Trupa të shtuara të KFOR-it, përkatësisht të karabinierëve, por edhe të shteteve tjera, ndodhen mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ka gati dy orë që këto trupa po qëndrojnë në këtë vend.

Një burim brenda karabinierëve, i ka thënë kp se kjo po ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”

Ata vazhdojnë të qëndrojnë mbi urë edhe në kohën kur po raportojmë (Video). 

KFOR-i rrit prezencën te Ura e Ibrit – shihen forca të shtuara të ushtarëve italianë

KFOR-i pasditen e së martës ka shtuar prezencën në veri të Mitrovicës.

Raportohet se në veri ka bërë të ditur se karabinierët italianë, janë pozicionuar në hyrje të Urës së Ibrit si dhe janë shtuar automjete të KFOR-it.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e rritjes së numrit të ushtarëve mbi urë, por se javë më parë KFOR kishte njoftuar për veprime të ngjashme.

Image

KFOR ka thënë se forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të tyre periodik.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi qysh në mes të korrikut se synon ta hapë urën kryesore mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe.

Image

 

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse është rënë dakord që të hapet për qarkullim në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por, shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – njoftuan më 2 gusht se nuk e mbështesin hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve tash për tash, duke thënë se një gjë e tillë mund të çojë në tensione të reja në Kosovë.

Edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pati thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në koordinim me aleatët ndërkombëtar.

Ai këto komente i bëri pas takimit në Qeveri të Kosovës me zëvendëskryeministrin Bislimi me 6 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat