Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka organizuar nënshkrimin e marrëveshjeve të grant-skemës për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej 4.4 milionë eurosh. Ndërsa nga kjo skemë kanë përfituar 167 biznese.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se me politikat që kanë ndërmarrë po e rrisin ekonominë e vendit dhe në këtë drejtim po mbështesin qytetarët, dhe ndërmarrësit e industrisë prodhuese.
Kurti: grant-skemës për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro
"Me përkrahjen financiare prej mbi 4.4 milionë euro po ofrojmë mbështetje direkte për blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Ato do të ndihmojnë që ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të ekonomisë tonë të gjithmëmbarshme vendore por edhe të rritjes së bizneseve individuale. Me vizionin tonë për qeverisje të mirë e demokratike, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie me siguri dhe barazi, krijimi i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes, mbetën prioritete të pandryshuara... Politikat tona zhvillimore po e rrisin ekonominë e vendit dhe po mbështesim si asnjëherë më parë edhe qytetarët, edhe ndërmarrësit e industrisë prodhuese", tha Kurti.
Në anën tjetër ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se me këtë synojnë qe të ndihmojnë bizneset.
Hajdari: Kjo mbështetje synon që të ndihmoj bizneset tona
“Kjo mbështetje synon që të ndihmoj bizneset tona të zhvillohen dhe rrisin konkurueshmerinë duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë. Zhvillimi industrial është thelbësore për shoqërinë dhe vendin tonë, për një Kosovë të zhvilluar, për një Kosovë të qëndrueshme e mirë të integruara, me një shoqëri të shëndoshë demokratike dhe shumë moderne… Për herë të parë në Kosovë kemi arritur vlerën e kësaj grant skeme në 4.4 milion euro, për blerjen e makinerive për ndërmarrje mikro të vogla dhe të mese, ku kjo grant skemë e njëjtë ishte në vlerën e vetëm e 500 mijë euro ne vitin 2021 në mandatin tonë dhe tani e kemi rritur për gjithsej për 3.9 milion euro më shumë… Ne jemi të vetëdijshme që forcimi i ekonomisë bëhet përmes rritjes dhe zhvillimit të bizneseve me ju ndërmarrës të vyer. Andaj mbështetja për ju dhe të tjerët ndërmarrës do të rritet edhe më shumë me skemat e ardhshme”, ka thënë ajo.