“LVV do të duhej të mos e kalonte pragun zgjedhor prej 5%”, Haliti: Dedaj nuk ka qenë normal kur e ka thënë këtë

Aktuale

“LVV do të duhej të mos e kalonte pragun zgjedhor prej 5%”, Haliti: Dedaj nuk ka qenë normal kur e ka thënë këtë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:19
Gjergj Dedaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj deklaroi se LVV në zgjedhjet e ardhshme të shkurtit do të ketë “rënie katastrofale”. Ndërkohë, është shprehur edhe i bindur se ky subjekt politik do të “luftojë” për vendin e tretë.

Gjithashtu, ai është shprehur se VV do të duhej të mos e kalonte pragun zgjedhor prej 5%.

“Vetëvendosje do të ‘luftojë’ për vendin e tretë. Sikur të ishte populli i Kosovës siç janë skandinavët me të gjitha këto gabime, dështime, dëmtime të partneritetit me amerikanët dhe evropianët, atëherë LVV duhet me pas problem për kalimin e pragut zgjedhor prej 5%. Sikur të ishim si skandinavët me vetëdije”, deklaroi ai të hënën.

Për këto deklarata, Haliti ka thënë se “Dedaj nuk ka qenë normal kur e ka thënë këtë. Mos e mundoni”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat