​Osmani: Qendra e Ekselencës do të shërbejë për fuqizimin e grave për paqen dhe sigurinë

Aktuale

​Osmani: Qendra e Ekselencës do të shërbejë për fuqizimin e grave për paqen dhe sigurinë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:30
Vjosa Osmani

Është lansuar Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Presidencës së Kosovës.

E para e vendit, Vjosa Osmani, tha se Kosova është pikë reference për fuqizimin e grave për paqe dhe siguri.

Osmani: Kjo qendër është kulminacion i punës së grave të Kosovës në dekada

“Do të shërbejë si një ombrellë për punën e të gjithë akterëve relevant në Kosovë, rajon dhe përtej. Këtë qendër nuk e shoh si një trup apo entitet shtesë, por si një kulminacion të punës së grave të Kosovës në dekada. Ato i kanë dëshmuar botës se s’ka forcë që mund të mposhtë shpirtin e tyre luftarak dhe etjen për drejtësi, barazi dhe dinjitet. Është puna e grave dhe heroinave tona ndër vite që ka shndërruar gradualisht Kosovën në një pikë reference për arritje të shumta sa i përket fuqizimit të rolit të grave në paqe dhe siguri”, tha ajo.

Funksionalizimin e kësaj qendre e mirëpriti edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Hovenier: Ky moment është dëshmi e lidershipit të Kosovës për fuqizimin e grave për paqen dhe sigurinë

Ky momenti nuk është dëshmi vetëm e lidershipit të Kosovës, por shënon një të arritur të rëndësishme edhe për rajonin, përderisa bashkohen për të riafirmuar rolin thelbësor që gratë e luajnë për paqen dhe sigurinë. ShBA-ja e mbështet këtë nismë që vjen në një qastë të shtimit të sfidave për gratë dhe vajzat në zona të konfliktit. Gratë nuk janë vetëm viktima të konfliktit, ato janë aktore kyçe për parandalimin e tyre pasi luajnë rol jetik për zgjidhjen e kontesteve”, deklaroi Hovenier.

Qendra e Ekselencës u funksionalizua sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat