Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente

Aktuale

Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:34
Dialogu Kosovë - Serbi.

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “X” pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajcak ka shkrehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh gjatë ditës së sotit në Bruksel.

Ndërkohë është shprehur i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.

 “Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat