Kraki: Kosova s’mund të ndërmarr veprime pa u qartësuar pozicioni i Serbisë dhe i BE-së

Aktuale

Kraki: Kosova s’mund të ndërmarr veprime pa u qartësuar pozicioni i Serbisë dhe i BE-së

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 18:03
Nezir Kraki

Njohësi i cështjeve politike, Nezir Kraki ka thënë se Kosova nuk mund të marrë veprime për zbatim të marrëveshjes me Serbinë duke u bazuar vetëm në premtime.

Ai tha se Kosova s’e ka obligim t’u përgjigjet kërkesave të Serbisë.

“S’mundet Kosova me ndërmarrë veprime që e riorganizojnë kushtetushmërinë e saj me shpresën e premtimin e Lajckaut. Askush nuk është zotu, Brukseli është zotu cdo muaj. Para disa muaje Serbia e ka hedh posht gjithë kuadrin e Brukselit”, tha ai.

Ai theksoi se “s’ka arsye reale, që Kosova duhet të ndërmarrë dicka të asaj natyre për me kriju dicka brenda Kosovës, pa u qartësu edhe pozicioni i Serbisë edhe i BE-së”.

Kraki u shpreh se marrëveshjet si ajo e Brukselit dhe e Ohrit janë “shumë të mira për Kosovën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat