Kjo është gruaja e arrestuar nga Peja që dyshohet se i mashtroi disa persona duke iu premtuar sera të xhamit

Aktuale

Kjo është gruaja e arrestuar nga Peja që dyshohet se i mashtroi disa persona duke iu premtuar sera të xhamit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është bastisur një shtëpi në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një e dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët fillimisht kanë paguar 300-400 euro për transport dhe montim.

Media zbulon ekskluzivisht se gruaja që është arrestuar është: Gjylfidane Morina, mësimdhënëse me profesion.

Image
Gjylfidane Morina

Policia në shtëpinë e saj ka sekuestruar një llaptop, një vulë, disa folldera me dokumente të ndryshme dhe një telefon.

Vlera e dëmit të përgjithshëm dyshohet të jetë 30 mijë euro.

Ajo pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat