“Trondit” ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kosova ka me u përballë në një përleshje ushtarake me Serbinë!

Aktuale

“Trondit” ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kosova ka me u përballë në një përleshje ushtarake me Serbinë!

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2024 Në ora: 18:39
Policia e Kosovës

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, ka thënë se Putini ka zgjedhur Vulini para Vuçiqit dhe nëse kjo bëhet realitet atëherë Ballkani do të shpërbëhet.

Ai thotë se ka edhe rrezik për luftë.

“Unë jam më se i sigurt që Kosova ka me u përballë në një përleshje ushtarake me Serbinë”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Frika më e madhe e NATO-s është që Vulini është i zgjedhur nga Putini ta zëvendësoi Vuçiqin. Në qoftëse kjo bëhet realitt, krejt Ballkani do të shpërbëhet. Kishte qenë shumë mirë që opozita në Kosovë t’i ndalë akuzar fëmijërore ndaj Qeverisë.

Unë jam më se i sigurt që Kosova ka me u përballë në një përleshje ushtarake me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat