Asambleisti në Mitrovicën e veriut kritikon Qeverinë për mënyrën e ndërtimit të shtëpive në veri

Aktuale

Asambleisti në Mitrovicën e veriut kritikon Qeverinë për mënyrën e ndërtimit të shtëpive në veri

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:14
Betim Osmani

Asambleisti në Mitrovicën e Veriut, Betim Osmani, ka kritikuar qeverinë e Kosovës dhe ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës.

Sipas Osmanit, ministria ka ndërtuar shtëpitë, mirëpo nuk ka rregulluar infrastrukturën duke lënë siç ka thënë ai, qytetarët pa qasje në pronë.

“Nga ministria e Infrastrukturës, mos të them edhe nga qeveria, si projekt i kryer me sukses por realiteti është shumë ndryshe. Unë e di që ka ende punë, por unë e di se ministria e Infrastrukturës së pari është dashur të rregullojë pikërisht infrastrukturën, qasjen në pronë e mandej të ndërtohen shtëpitë, e jo të ndërtohen shtëpitë e të lihen qytetarët pa qasje në prone. Paramendo po të ishte edhe familja e Rrahimit aty nuk do të kishin mundësi as ta shuanin zjarrin shkaku se nuk ka ujë të pijshëm as nuk ka ujësjellës në atë pronë pra këto janë gjëra që ndodhin në veri, por që shumica e qytetarëve të Kosovës nuk i dijnë e po shpresoj që nuk i dijnë as institucionet qendrore se përndryshe nuk është normale që nëse ato i dijnë këto që janë duke ndodhur deri tani dhe nuk mbajnë përgjegjësi as një institucion apo individ i involvuar në kthimin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën, në një shtëpi në veri të Mitrovicës e nderuar nga Qeveria e Kosovës, dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat