Xani: Që 5000 ditë, Kosova e ka barrë dialogun

Aktuale

Xani: Që 5000 ditë, Kosova e ka barrë dialogun

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:15
Visar Xani

Politologu, Visar Xani, thotë se Kosovës iu është bërë barrë procesi i dialogut që 5000 ditë.

Përgjatë këtyre ditëve, ai tha se 500 nga to, palët kanë pasur negociata, të cilat janë arritur nga partitë që tashmë janë në opozitë.

“Po afrohemi diku 5000 ditë që Kosovës iu ka bërë barrë procesi i dialogut. Prej këtyre 5000 ditëve të paktën 500 ditë ka pasë negociata, dhe qato negociata me 500 ditë qajo opozita e kaluar i ka negociuar dhe ka arritur më shumë se 30 marrëveshje. Ato marrëveshje që sot është duke i rinegociuar Kurti e po kërkon që vetëm aq sa kanë arritur ato partitë që sot janë në opozitë dhe mos të ketë kompromise tjera dhe për neve është gjithçka në rregull”, tha ai.

Sipas politologut, Qeveria e Kosovës ka defekte të mëdha në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ka defekte të mëdha kjo Qeveri. Defekte të pasanueshme – konstruktive. Kësaj Qeverie i janë kërkuar disa detyra në asnjë mënyrë nuk ka mundur t’i zbatojë”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat