“E hapëm Urën e Ibrit për qarkullim më 2018-ën”- Haziri thotë se Kurti po ia humb meritat LDK’së

Aktuale

“E hapëm Urën e Ibrit për qarkullim më 2018-ën”- Haziri thotë se Kurti po ia humb meritat LDK’së

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 23:18
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka marrë nga KFOR-i.

Haziri ka bërë një varg akuzash ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, duke thënë se ka agjenda të fshehura politike.

”Ne e kemi hapur urën për qarkullim të njerëzve, ka mbetur në proces të hapat për vetura. Zoti Kurti askund nuk e përmend se ne po bëjmë testin për qarkullim”, tha Haziri.

Ai tutje ka shtuar se Urën e Ibrit “në vitin 2018 LDK-ja e ka vu në funksion. Qarkullimi i njerëzve është pjesë e marrëveshjes”.

Haziri tha se Kurti ka agjendë të fshehur politike dhe se e ka ideologjinë më me prioritet se shtetin.

”Zoti Kurti e ka ideologjinë më prioritet se shtetin, republikën familjen. Njerëz që kanë agjenda të fshehura politike nuk zgjedhin metoda me realizu agjendën. Gjithçka që i shkon për shtati agjendës së tij është në funksion”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat