Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthejë marrëdhënien speciale me SHBA

Aktuale

Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthejë marrëdhënien speciale me SHBA

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 23:21
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka raporte të mira me SHBA-të.

Ai shtoi se marrëdhëniet speciale të Kosovës me SHBA-të do të kthehen me Lumir Abdixhiku si kryeministër.

”Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër ka me kthy marrëdhënien speciale me SHBA dhe besimin që ata e kanë rujt për neve, edhe me rajonin e BE-në dhe NATO-në jemi partnerë që asnjëherë s’ka lëvizë”, tha Haziri.

Opozita në Kosovë e kritikon Qeverinë e Albin Kurtit për cenim të marrëdhënieve me SHBA-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat