Kryetari i Malishevës merr pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York

Aktuale

Kryetari i Malishevës merr pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 08:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York.

Kastrati po qëndron në SHBA, ku është takuar me anëtarin e Këshillit, David Carr, për të cilin ka thënë se janë dakorduar për të filluar sa më parë procesin për binjakëzimin ndërmjet Komunës së Malishevës dhe Staten Island në New York.

Në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York. Gjatë qëndrimit tim këtu, sot në ambientet e Bashkisë së New Yorkut, së bashku me z. Naser Nika, kam zhvilluar një takim pune, me anëtarin e Këshillit, z. David Carr, me të cilin u dakorduam për të filluar sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island në New York”, ka shkruar Kastrati ndër të tjerash.

Sipas Kastratit, vendi më përkrahës i popullit shqiptar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë “ne përjetësisht u jemi mirënjohës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat