Detaje të reja për arrestimin e mësimdhënëses në Pejë

Aktuale

Detaje të reja për arrestimin e mësimdhënëses në Pejë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 09:13
Ilustrim

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mësimdhënëses në Pejë e cila ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Sipas raportit policor, e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’. E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat