Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Aktuale

Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dështuar që të mbahet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mungesë të kuorumit.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka thënë se në mungesë të deputetëve mbledhja shtyhet për javën tjetër.

Nisur nga kuorumi mbledhjen e shtyjmë për javën tjetër”, ka thënë Muja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat