Musliu-Shoshi: Informone Glaukun që dialogu nuk është në arkivol po më i fortë se kurrë

Aktuale

Musliu-Shoshi: Informone Glaukun që dialogu nuk është në arkivol po më i fortë se kurrë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 12:32
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi ka kërkuar që ta informojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ‘që dialogu nuk është në arkivol, po më i fortë se kurrë”.

“Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënje se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e deputetës Ariana Musliu – Shoshi në një postim në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ka vlerësuar ditë më parë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në arkivol që nga sulmi në Banjskë. Konjufca, ka thënë se dialogu me Serbinë është në një qorrsokak nga i cili nuk ka shumë rrugëdalje.

Sipas tij, pas aktit të agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, është shkatërruar minimumi i mirëbesimit që kërkohet në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që sipas tij po tregohen të njëanshëm në këtë proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat