Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, njëherazi edhe kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, do të marrë pjesë në Forumin e Procesit të Berlinit, për barazi gjinore.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se bashkë me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë diskutime të frytshme dhe po shkëmbejnë ide për fuqizimin e rolit të gruas, në zhvillimin dhe integrimin e rajonit, në BE.
“Ky forum organizohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe GIZ për Bashkëpunimin Rajonal për Integrimin në BE” njoftoi Lushaku-Sadriu.
Ky është postimi i plotë i saj:
Jam e nderuar të marr pjesë në Forumin e Procesit të Berlinit 2024 për Barazinë Gjinore, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Bashkë me përfaqësuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor, po zhvillojmë diskutime të frytshme dhe shkëmbejmë ide për fuqizimin e rolit të gruas në zhvillimin dhe integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian!
Ky forum organizohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe GIZ për Bashkëpunimin Rajonal për Integrimin në BE.