Deputeti Thaçi: Unë i besoj statistikave të prezantuara nga VV-ja lidhur me papunësinë në Kosovë

Aktuale

Deputeti Thaçi: Unë i besoj statistikave të prezantuara nga VV-ja lidhur me papunësinë në Kosovë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 16:23
Halil Thaçi

Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, potencoi  arritjen e qeverisjes aktuale në formalizimin e punësimit në Kosovë. Ai njoftoi se shumë qytetarë që punonin të pa deklaruar, tani janë regjistruar në Administratën Tatimore, duke kontribuar në uljen e papunësisë.

“Ajo që është shumë e rëndësishme gjatë kësaj qeverisje fakti se është formalizuar punësimi në masë të madhe është formalizuar sepse njerëzit kanë punuar të pa deklaruar në administratën tatimore të Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi theksoi besimin në statistikat e ofruara nga VV, duke nënvizuar se, përkundër progresit, ka ende potencial për rritje të punësimit. Ai e vlerësoi rënien e papunësisë si një sukses të rëndësishëm dhe shprehu angazhimin për të vazhduar përpjekjet në këtë drejtim.

“Sigurisht që ka rritje të punësimit. Unë i besoj statistikave që i ka dhënë Vetëvendosja, sepse me të vërtetë ka ende vend për  të punuar në këtë vend, mirëpo papunësia është zvogëluar në masë të madhe por megjithatë unë prapë po e them se me qeverinë Kurti është formalizuar punësimi i punëtoreve”, deklaroi deputeti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat