Gashi: Nga takimi i Bislimit në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës veriore

Aktuale

Gashi: Nga takimi i Bislimit në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës veriore

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:27
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me kërkesat e Serbisë, pas takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Sipas Gashit, gjatë këtij takimi u bë e qartë se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore, një kërkesë që ai e konsideron si të papranueshme.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore.

Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunalë do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari”, ka shkruar Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat