Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar

Aktuale

Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:41
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë për Projektligjin e ri për sigurime shëndetësore.

Ai thotë se ky projektligj është përgatitur për ta mbuluar dështimin 4-vjeçar të Qeverisë në shëndetësi dhe sipas tij projektligji në fjalë është një kopje e ligjit ekzistues që nga viti 2014.

“Nga krahasimi nen për nen i projektligjit të ri me ligjin në fuqi të vitit 2014, vërehet se shumica e neneve janë pothuajse identike. Disa nene janë riorganizuar e janë zgjeruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në esencë krahasuar me ligjin ekzistues. Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mes tjerash, deputeti i LDK-së ka listuar disa mangësi në sistemin shëndetësor të renditura si në vazhdim:

1. Nuk janë funksionalizuar sigurimet shëndetësore,

2. Nuk është funksionalizuar sistemi informatik shëndetësor,

3. Është bërë kaos me listën e barnave esenciale,

4. Furnizimi me barna është joefikas,

5. Emigrimi i mjekëve dhe stafit ndihmës mjekësor është 50% më i lartë se para vitit 2021 ,

6. Buxheti për shëndetësi është larg nivelit të kërkuar me standarde evropiane, ku Kosova shpenzon vetëm 3.5% të PBB-së në shëndetësi, krahasuar me 6% të PBB-së sa janë standardet evropiane,

7. Investimet kapitale janë tepër të ulëta për të arritur modernizimin e institucioneve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat