Gjyshinca i VV-së, thotë se Lajçaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën

Aktuale

Gjyshinca i VV-së, thotë se Lajçaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 18:00
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, e ka kritikuar qasjen e ndërmjetësve të BE-së, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.

Ai tha se se Lajcaku e Borrelli e kanë rënduar Kosovën.

“Ka pasur e cila Kosovën e ka rënduar nga ndërmjetësi Lajcak dhe Borrell, po presim të ndryshojë me ardhjen e një politikane shumë më progresisite, më mirë e nnjohur me rajonin e Evropës Lindore, që I njeh sfidat dhe që I kupton më mirë se me cfarë është përballë Kosova”, tha ai.

Ai ka thënë se Qeveria ka pasur disa probleme me partnerët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri.

“Për shkak të vendosshmërisë tonë që të qohet përpara agjenda e shtirrjes së ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë në gjithë territorin, kemi pasur dinamikë sfiduese me këta partnerë. Mirëpo gjithmonë në kuadër të partneritetit me ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat