Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel

Aktuale

Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 18:27
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë marrë ftesën për drekë pune nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, që do të organizohet nesër në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka bërë të ditur se i ftuar në këtë drekë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministrin e Malit të Zi.

Sipas Pisoneros, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këto janë agjenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë agjendat e reformës”, ka potencuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat