Emisari i posaçëm nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, më 6 shtator gjatë vizitës në Kosovës tha se letra e dorëzuar nga Ana Bërnabiq në BE, është tërhequr, por zëvendës kryeministri i Kosovës Bensik Bislimi tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Partia në pushtet kritikon BE-në siq thonë, janë vënë në lajthitje pasi që Lajcak nuk e ka thënë të vërtetën, ndërkaq, nga PDK thanë se Miroslav Lajcak gjithmonë ka qenë i njëanshëm në dialog. E LDK-ja kërkojnë sqarim për këtë çështje.
Më 6 shtator erdhi për vizitë në Kosovë.
Pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sllovaku u pyet nga gazetarët për fatin e Letrës së Serbisë që i kishte dërguar BE-së.
Emisari Lajçak duket se nuk pati informacion të duhur nëse është tërhequr ose jo letra e ish kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në të cilën thuhet se Beogradi zyrtar nuk zbaton asnjë marrëveshje me Kosovën.
“Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu dhe atje që nuk ndihmojnë fare”, tha Lajçak.
Por këtë deklaratë e demantoi edhe njëherë zëvendës kryeministri Besnik Bislimi i cili pas takimit që pati në Bruksel më 17 shtator, tha se letra nuk është tërhequr nga Serbia.
Këtë qasje të ndërmjetësuesit evropian, po e sheh të dëmshme deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami i cili tha se BE-ja e ka vendosur Kosovën ne lajthitje.
“Është për tu ardhur keq sepse deri më tani ne i kemi marrë me shumë seriozitet deklarimet e Bashkimit Evropian tani i bije që ka mundësi që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë mundur ta vendosin shtetin e Kosovës në lajthitje me këto deklarime, dhe këtu kemi një thyrje të madhe për arsyeje se aleati në të cilin kemi besuar që është korrekt në ndërmjetësim po del që kryesuesi i këtij ndërmjetësimi ka bërë deklarime të cilat nuk janë të vërteta”, tha Alban Bajrami nga LVV.
Nga LDK-ja kritikuan qeverinë për mos transparencë por që kërkuan edhe nga BE-ja sqarim për deklaratat e emisarit të BE-së.
“Nga fillimi kemi pas jo transparencë në dialog, dhe të gjitha takimet që janë mbajtur në Bruksel, ka qenë dashur kryeministri ose zëvendës kryeministri me ardhë me raportua para dhe pas çdo takimi në Bruksel por gjithçka është mbajtur me dyer të mbyllura. Unë i kam dëgjuar këto deklarata po pres me dal dikush me i sqaru dikush thotë është tërhequr dikush thotë nuk është tërhequr, dicka po ndodh dikush duhet me thënë të vërtetën”, tha Rrezarta Krasniqi ng LDK.
E Mergim Lushtaku nga PDK-ja, ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që e kanë thënë më herët se Mirsolav Lajçak nuk është treguar neutral në dialog me Serbinë, por kritikoi edhe qeverinë për mos transparencë në procesin e takimeve në Bruksel.
“Ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi qenë kundër një dialogu i udhëhequr nga Lajçak për arsyeje se nga shteti që ai e përfaqëson, dihet që nuk e njeh Kosovën dhe kemi vërejtur një anshmëri. Tani realisht po e shohim pozitën e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin e Bisnik Bislimin që kanë ardhë në qëndrimet e tona në aspektin që Lajçak është i njëanshëm”, tha Lushtaku.
Ndërkohë përpos deklaratave, Serbia edhe me veprime ka dëshmuar se nuk e respekton në tërësi Marrëveshjen e Ohrit si në rastin e propozimit të amendamenteve kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.