Ky është ‘Aristoteli’ nga Drenasi që kërcënoi rëndë policin: “Unë jom Bucoll, pozhar kam me t’bo…”

Aktuale

Ky është ‘Aristoteli’ nga Drenasi që kërcënoi rëndë policin: “Unë jom Bucoll, pozhar kam me t’bo…”

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:07
Ilustrim

Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në trafik, parasheh edhe dënime më të ashpra. Kohët e fundit, jo rrallëherë, Policia është përballur me kanosje e madje edhe me sulme qoftë verbale apo fizike gjatë shqiptimit të gjobave ndaj shkelësve të këtyre rregullave.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Drenas, ku zyrtarët policorë të Trafikut janë kërcënuar rëndë nga një shofer. I dyshuari përfundoi në prangat e Policisë dhe u dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa gazeta ka zbuluar emrin e të dyshuarit dhe detajet e rastit.

Siç merret vesh shoferi që po dyshohet për kanosje ndaj Policisë është Aristotel Bucolli, rreth 33-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari i ka kanosur policët që vepruan sipas ligjit për t’ia konfiskuar veturën, pasi nuk kishte regjistrim dhe në shenjë revolte i kërcënoi rëndë.   

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se ndër të tjera, i dyshuari iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalët “unë Bucoll jom, e bllokoj stacionin si ma herët qysh e kena blloku, nëse e merrni kerrin, pozhar kam me t’bo – ja unë, ja ti…”.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, por kërcënimet dyshohet se kanë vazhduar edhe aty.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.

Policia ka arritur që ta vë situatën nën kontroll dhe e ka arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat