Deputetja e Grupit Paralamnetar, Jeta Statovci ka thënë se si qeveri janë përballë me sfidat e trashëguara nga qeveritë e kaluara, duke thënë se një nga to është edhe çështja e veriut.
Ajo duke folur për akuzuat e opozitës se kjo qeveri veriun e ka përdorur për fushatë elektorale, ka thënë se nuk mund të gjejnë ngushëllim për dështimet e tyre.
Sipas saj, la qenë obligim i së cilës qeveri dhe grupim politik të merret me atë pjesë për të kthyer ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit.
“Nuk mund të gjejmë ngushëllim për dëshpërimet e tyre dhe mosefikasitetin e tyre në atë se çfarë ka qenë borxh e secilit institucion dhe secilit grupim politik që t’i shërbejë interesit të vendit, respektojë Kushtetutën, ligjin dhe integritetin shtetëror dhe personal të qytetarit të Republikës së Kosovës. Problemet që neve na kanë përcjellë kanë qenë kryesisht të tolerancës dhe të marrëveshjeve të tyre në të kaluarën. Është dashtë në një formë ose tjetrën, ndoshta në pamundësi për t’i ndryshuar ato marrëveshje të ndryshojë realiteti funksional brenda Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Nga opozita kanë thënë se veprimet e kësaj qeverie në veri po bëhet për popullizëm e efekt elektoral, duke mohuar deklarimet e zyrtarëve aktual të pushtetit se ka shtrirje të sovranitetit në atë pjesë dhe se situata kurrë s’ka qenë më e mirë.
Qeveria është kritikuar edhe nga aleatët për disa veprime në veri, duke thënë se nuk ka pasur koordinim.