Ymeri: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo si lëvizje elektorale për kryeministrin!

Aktuale

Ymeri: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo si lëvizje elektorale për kryeministrin!

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:56
Visar Ymeri.

Gjatë muajve të fundit ka patur deklarata të shumta nga kryeministri Kurtit rreth hapjes së Urës së Ibrit.

Në lidhje me këtë çështje mjaft të përfolur ka folur njohësi i zhvillimeve politike, Visar Ymeri.

Ymeri tha se hapja e Urës së Ibrit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një prej lëvizjeve që ka për synim popullaritetin e Kryeministrit sesa efektin praktik.

“Hapja e Urës së Ibrit ka qenë dhe vazhdon të mbetet, njëra prej këtyre lëvizjeve që kanë më shumë qëllim ose syninimin e kanë te niveli i popullaritetit të kryeministrit sesa që do të kishin ndonjë efekt praktik në krijimin e hapjes së urës së Ibrit”, u shpreh Ymeri.

Ai tha se ‘Ura e Ibrit’ duhet të hapet por jo si një lëvizje elektorale për Kryeministrin.

Ura e Ibrit duhet me u hap dhe Ura e Ibrit ka me u hap, mirëpo jo si lëvizje elektorale për Kryeministrin Kurti ose një kryeminister tjetër nesë. Do të jetë si pasojë e fillimit të zbatimit progresiv dhe bindës të marrëveshjes e cila nënkupton normalizimin, së pari të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në kuadër të saj edhe normalizimin e plotë mes institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe komunitetit jo shumicë serb”, u shpreh Ymeri.

Ndryshe, ai vlerëson se kjo lëvizje nuk ka qenë e matur e as e mençur nga ana e qeverisë aktuale.

“Kjo ka qenë një lëvizje jo fort as matur e as e mençur sepse e ka proplematizu dhe e ka vendos si çështje për një problem për të cilin kemi pasë marrëveshje dhe për të cilin do të kishte pas zbatim eventual”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat