Gazmend Halilaj “shpërthen” ndaj klanit Pronto e SHIK-ut: Shtabi i Rognerit dhe disa cuba të shtabit në Likoc nuk...

Aktuale

Gazmend Halilaj “shpërthen” ndaj klanit Pronto e SHIK-ut: Shtabi i Rognerit dhe disa cuba të shtabit në Likoc nuk...

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:06
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka kritkuar ashpër klanin Pronto dhe ata që kanë qeverisur që nga paslufta.

Halilaj thotë se atë kanë poshtëruar njerëz me gjoja faktin të s’ke qenë në UÇK, e që sipas Halilaj kjo ishte retorika më e gërditshme.

Tutje, ai hedh akuza se shtabi i Rognerit dhe disa cuba të shtabit Likoc, nuk lejonin që UÇK të rritet, sepse donin, që pas lufte të jenë të pa konkurrencë.

Reagimi i plotë:

Ngoni:

Për 20 vjet, (Klani Pronto dhe Shiku) kanë poshterue njerzit ….Kinse ti s’ ke qenë në UÇK, dhe vetem ne Udhëheqesit e saj, kemi të drejtë të bejmë gjithëqka sepse vetem ne, kemi hise ne ketë vend, e nese dikush del kunder, atëherë atë e paska pague Serbia.

Kjo, ishte retorika në Kosovën e pasluftës, thënë më konkretisht Retorika më e gërditshme……

Miq, numri i atyre qe ishin të gatshem të jenë pjesë aktive e UÇK- së, ishte me qinda mija.

Por, shtabi i Rognerit dhe disa Cuba të shtabit Likoc, nuk lejonin qe UÇK të rritet, sepse donin, qe pas luftë të jenë të Pa konkurencë, ani pse gjatë luftës jo vetem qe ikëshin të parët, por i frikësonin edhe tjerët qe ishin pak më trima se ata.

Nejse..

Edhe sot, tentojnë të shpifin Kinse, Liria e ka emrin e tyre- pa harrue qe Liria e ka emrin e 1342 fëmijve të vrarë, e dhjetra mija tjerë të vrarë dhe përsekutuar në format ma mizore.

Të dashurit e mi, populli jo vetem qe e ka dhenë provimin në luftë pa dallim gjinie, profesioni e moshe, por edhe për 20 vjet, i’ u dha pushtet.

Së këndejmi…

Populli e duroj varfërinë e extreme të shkaktuar nga po ky grup analfabetësh funksional, i duruan xhipat e atij grupi famkeq (Klanit Pronto e Shikut në veprimtarinë e tyre ngjashëm me Klanin e Zemunit) derisa Kriminelin Radoiqiq dhe Veselinovit i benë për të ndie veten Zot në vendin tonë, vendin ku kishin kryer Genocid.

Andaj, ata qe në emer të vuajtjeve, luftës dhe gjakut të derdhun, erdhen në pushtet, vjedhen shkatërruan, falën mija hektar tokë shtetit tjetër, tentuan të falin Trepçen e Ujmanin, tentuan t’i falin Krimet monstruoze qe serbët i bëri ndër shekuj, e në veçanti në luftën e fundit.

Këso dorë, nese lejojmë ne, qe të njejtit të kthehen prapë në pushtet, atëherë historia do na gjykojë edhe neve bashkë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat