Në 25 vjetorin e NDI-së, me mesazhe të veçanta nga Clinton, Clark, Rubin e shumë të ftuar të tjerë

Aktuale

Në 25 vjetorin e NDI-së, me mesazhe të veçanta nga Clinton, Clark, Rubin e shumë të ftuar të tjerë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:22
Clinton, Clark

Të martën mbrëma, miqtë, partnerët dhe bashkëpunëtorët e NDI-së u mblodhën për të shënuar 25 vjetorin e punës për forcimin e demokracisë në Kosovë.

Ngjarja u shfrytëzua si një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e përbashkëta dhe për të nderuar përkushtimin e jashtëzakonshëm të partnerëve, të cilët, me kontributet e tyre ndër vite, kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Me mirënjohje të thellë ndaj USAID-it dhe të gjithë mbështetësve për angazhimin e palëkundur ndaj misionit të NDI-së, organizata u shpreh e nderuar nga mesazhet speciale të dërguara nga ish-presidenti Bill Clinton, administratorja e USAID-it Samantha Power, gjenerali në pension Wesley Clark, i dërguari special James Rubin dhe Katie Albright.

Gjithashtu, pjesë e ngjarjes ishin edhe fjalimet e mbajtura nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier, dhe Robert Benjamin, Drejtor Rajonal i NDI-së për Europën Qendrore dhe Lindore.

Një pjesë e veçantë e mbrëmjes iu kushtua nderimit të trashëgimisë së Madeleine Albright, kryetares së ndjerë të NDI-së, puna dhe vizioni i së cilës vazhdojnë të frymëzojnë misionin e organizatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat