Përfitoi mijëra euro kundërligjshëm – Mësuesja nga Peja në të kaluarën ishte dënuar tri herë për mashtrim

Aktuale

Përfitoi mijëra euro kundërligjshëm – Mësuesja nga Peja në të kaluarën ishte dënuar tri herë për mashtrim

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:43
Gjylfidone Morina

Mësimdhënësja e arrestuar të martën, Gjylfidone Morina, nga fshati Loxhë i Pejës, ishte cak i hetimit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

E dyshuar për mashtrim, Morina, përfundoi në qeli, pasi u zbulua se ka mashtruar rreth 15 persona në lidhje me dokumentet për aplikim për subvencionim për bujqësi.

Morina po dyshohet se gjatë periudhës kohore 2022-2024 ka mashtruar persona të ndryshëm, të cilët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30 mijë euro.

Kjo veprimtari duket se nuk ishte aq e panjohur për mësimdhënësen Morina.

Në evidencën penale, del se ajo ishte dënuar për mashtrim plot 3 herë.

“E pandehura ka qenë e dënuar 3 herë me Aktgjykim të formës së prerë dhe atë : sipas Aktgjykimit të formës së prerë nën Pnr.25/2009 të datës 16.03.2019 të GJTH-Pejë është shpall Fajtore dhe dënuar me dënim me kusht për vepër penale të – Mashtrimit nga neni 261 të KPK-së, po ashtu me Aktgjykim të plotfuqishëm të GJTH- Gjakovë nën Pnr.287/2016 me datë 19.02.2019 për të njëjtën vepër është shpall fajtorë dhe dënuar me dënim me gjobë dhe me kusht nga neni 335 i KPK-së, sikurse me Aktgjykim të formës së prerë nën Pnr.249/2017 të datës 17.10.2019 është shpall fajtorë dhe dënuar me dënim me gjobë për vepër penale – Mashtrimi nga neni 335 të KPK-së“ – thuhet në dosjen e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat