Aeroplani me trupa britanikë zbarkon në Sllatinë, KFOR publikon pamjet

Aktuale

Aeroplani me trupa britanikë zbarkon në Sllatinë, KFOR publikon pamjet

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 22:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar pamje nga arritja e trupave nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas njoftimit, trupat britanikë janë vendosur përkohësisht në Kosovë për stërvitje rutinë bashkë me trupat tjerë.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it”, shkruhet në njoftim.

KFOR-i ka bërë të ditur se stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit.

Ushtrimet do të mbahen nga data e sotme, 18 shtator, deri në fund të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat