Gjatë ditës së sotme mori vëmendje të madhe lidhja e biznesmenit Bekim Brestovci me këngëtaren Anxhelina Shalën e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.
Konfirmimi për lidhjen e tyre, u bë nga të dy. Fillimisht këngëtarja Shala kishte publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.
E pastaj edhe vetë Brestovci përmes një postimi, tregoi se janë duke bashkëjetuar me Anxhelina Shalën.
Por, sa është pasuria e deklaruar e biznesmenit Bekim Brestovci?
Në Regjistrin për Deklarimin e Pasurisë, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka deklaruar pasuri të paluajtshme këto më poshtë:
Shtëpi 475.00 m2, 475,000.00 euro. Banesë 230.00 m2, 150,000.00 euro. Banesë 75.00 m2, 150,000.00euro. Kafiteri 120.00 m2, 240,000.00 euro. Zyre 60.00 m2, 120,000.00 euro. Zyre 60.00 m2 , 120,000.00euro. Banesë 140.00 m2, 70,000.00 euro. Banesë 58.00 m2, 40,000.00 euro. Shtëpi 240.00 m2, 480,000.00 euro. Truall 425.00 m2, 120,000.00 euro. Tokë 213.00 ha, 85,000.00 euro. Tokë 2700.00 m2, 13,500.00 euro. Shtëpi 140.00 m, 2100,000.00 euro. Pyll 1867.00 ha, 175,000.00 euro. Arë 14.00 ha , 51,000.00 euro. Arë 408.00 m2, 10,000.00euro. Arë 6000.00 m2, 20,000.00 euro. Banesë 128.00 m2, 128,000.00euro. Banesë 128.50 m2, 128,500.00 euro. Arë 31111.00 m2, 300,000.00 euro.
Tutje, Brestovci pasuri të luajtshme ka deklaruar vetëm një veturë (smart) me vlerë prej 12 mijë e 500 euro.
Zotërimi i aksioneve në shoqëri tregtare, Brestovci ka deklaruar:
B&D Verwaltung mbH 50.00% 12,500.00 euro
EPC-SH.P.K 25.00% 2,500.00 euro
VEB – FACILITY MANAGEMENT SH.P.K. 50.00% 6,000.00 euro
Para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie në euro ose në valuta tjera të huaja, Bekim Bresovci ka deklaruar: 5400 euro në bankën për Biznes në Kosovë. 166.000 euro në Raiffaisen Bank në Kosovë. Dhe 32.000 euro në Sparkasse në Gjermani.
Të ardhurat vjetore personale dhe familjare të deklaruara nga Bekim Brestovci janë nga: Komuna e
Prishtinës, Banka për Biznes 814.00euro.
B&D Germany Cash 10,000.00 euro.
Germany Cash 450.00 euro .
Qera marrje VEB Facilityy Managment SH.P.K Germany Cash 3,500.00 euro.