​Trupat britanikë zbarkojnë në Sllatinë, KFOR publikon pamjet

Aktuale

​Trupat britanikë zbarkojnë në Sllatinë, KFOR publikon pamjet

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 22:39
Ilustrim

KFOR-i ka publikuar sonte pamje nga arritja e trupave nga Britania e Madhe në Kosovë.

Në një postim në rrjetin X, KFOR-i ka bërë të ditur se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë.

“Personeli i Britanisë së Madhe nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka bërë të ditur se stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit. Ushtrimet do të mbahen nga data e sotme, 18 shtator, deri në fund të tetorit, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat