Kelmendi: SHBA-ja, Franca dhe Gjermania për 78 ditë bombarduan Serbinë, tani po nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe

Aktuale

Kelmendi: SHBA-ja, Franca dhe Gjermania për 78 ditë bombarduan Serbinë, tani po nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:06
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik në Energji në mes të SHBA-së dhe Serbisë.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e mëhershme të Serbisë me Francën dhe Gjermaninë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se vendet që dikur e kanë bombarduar Serbinë tani po nënshkruajën marrëveshje miliardeshe me të.

“78 ditë e kanë bombarduar Serbinë bashkë Amerika, Gjermania dhe Franca. Në më pak se 78 ditët e fundit Serbia lidhi marrëveshje miliardëshe bashkepunimi me Amerikën, Gjermaninë dhe Francën. Veç ta lë të shkruar këtu!”, ka shkruar Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat