Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik në Energji në mes të SHBA-së dhe Serbisë.
Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e mëhershme të Serbisë me Francën dhe Gjermaninë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se vendet që dikur e kanë bombarduar Serbinë tani po nënshkruajën marrëveshje miliardeshe me të.
“78 ditë e kanë bombarduar Serbinë bashkë Amerika, Gjermania dhe Franca. Në më pak se 78 ditët e fundit Serbia lidhi marrëveshje miliardëshe bashkepunimi me Amerikën, Gjermaninë dhe Francën. Veç ta lë të shkruar këtu!”, ka shkruar Kelmendi.