Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Serbia me ShBA’të për energjinë, me Gjermaninë për Litiumin dhe me Francën për blerjen e aeroplanëve Rafale.
Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se derisa Serbia arrin këto marrëveshje me ndërkombëtarët, Kosova mbetet nën sanksione nga BE’ja dhe me raporte të ngrira me ShBA’të.
Sipas tij, kryeministrit Albin Kurti, për këto 4 vite ‘pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet’.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë;
Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin;
Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.
E Kosova?
Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA.
Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!