“Prindi 1 dhe Prindi 2”, Shala: Një komunitet i margjinalizuar po fillon me simptomat shtypëse

Aktuale

“Prindi 1 dhe Prindi 2”, Shala: Një komunitet i margjinalizuar po fillon me simptomat shtypëse

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:40
Asdren Shala

Asdren Shala historian, ka thënë se emërtimi për babën dhe nënën me Prindi 1 dhe Prindi 2 është i papranueshëm.

Madje ai ka vlerësuar që kjo kërkesë që sipas tij vije nga një komunitet në Kosovë, është tendencë me imponua një vlerë që ata e besojnë kundrejt shumicës që e ka një vlerë tjetër.

Shala ka thënë se është për të drejtat, por jo me dalë mbi të drejtat.

“Kjo kërkesë ka ardhë si rezultat i një angazhim që ka ardhur në Kosovë, që unë jam që ata me pas të drejta..por në momentin që fitohet këto të drejta që ky komunitet i ka, e ka një sfidë të vogël, Kodin Civil, atëherë je palë e barabartë. Dhe këtu po shohim që ndodhë shpesh në histori, një komunitet i shtypur i margjinalizuar po fillon simptomat që po do me u bë shtypës. Kjo është një tendencë me impnu një vlerë që ata e besojnë kundrejt një shumice që e ka një vlerë tjetër. Për mu është e papranueshme jam për të drejta, por jo me dalë mbi të drejtën”, ka thënë ai.

Shkolla “Elena Gjika” në një dokument në të cilin është përfshirë marrëveshja e shkollës me prindërit ka vendosur ta përdorë termin Prindi 1 dhe Prindi 2 në vend të termave nënë dhe baba. E kjo ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik duke u konsideruar si shkelje e identitetit të fëmijëve. Por pas reagimeve, shkolla ka dalë me një sqarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat