Kurti: Raporti për dokumentimin e kulturocidit nga Serbia, dëshmi për shkatërrimin e trashëgimisë tonë

Aktuale

Kurti: Raporti për dokumentimin e kulturocidit nga Serbia, dëshmi për shkatërrimin e trashëgimisë tonë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë tonë kulturore.

Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe sportit, Hajrullah Çeku, i cili ka shkruar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit”, ka shkruar Kurti në postim.

Tutje, ai ka potencuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia.

Postimi i plotë:

Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat