Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka thumbuar qeverinë aktuale duke thënë se ata kanë dhënë fjalë të mëdha e kanë bërë punë shumë pak.
“Me e përshkru me pak fjalë, kjo qeverisje i ka pasë fjalët e elefantit, e punët e bubrrecit”, ka thënë Gjoci.
“Në secilën fushë kemi pasë fjalë shumë, qysh para zgjedhjeve, ama në realitet kemi pa zhvillime të pakta ose minimale”.
“Ne nuk shohim ndonjë sukses me të cilin ishim krenu”.