SHBA dhe Serbia marrëveshje për energji, reagon Raci: Pa panik, edhe Kosova ka nënshkruar marrëveshje për energji me SHBA

Aktuale

SHBA dhe Serbia marrëveshje për energji, reagon Raci: Pa panik, edhe Kosova ka nënshkruar marrëveshje për energji me SHBA

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2024 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetit strategjik SHBA-Serbi”.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Analisti Gazmir Raci, ka thënë se Kosova ka vite që e ka nënshkruar një marrëveshje të njejtë.

Sipas Racit, Kosova marrëveshjen për energji 236 milionë dollarëshe e ka nënshkruar më 2022

“Pa panik miq, sepse Kosova me SHBA-të kanë nënshkruar marrëveshjen 236 milionë dollarëshe në fushën e energjisë më 28 korrik 2022. Marrëveshja me SHBA i ka hapur rrugën pavarësisë energjetike të Kosovës 🇽🇰🇺🇸”, shkruan Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat