Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 06:39
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kjo me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

RTKlive merr vesh se shefi i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë drekë pune.

Në këtë takim do të diskutohen agjendat e reformave, të cilat janë parakushte për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat