Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e një pjesëtari të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.
Senavicius kishte shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.
Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.