Policia deklarohet për vdekjen e 12-vjeçarit në Malishevë

Aktuale

Policia deklarohet për vdekjen e 12-vjeçarit në Malishevë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 08:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në QKUK.

Sipas policisë, ai para disa ditësh ishte rrëzuar në shtëpinë e tij.

“Malishevë 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia.

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat