Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Bruksel 

Aktuale

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Bruksel 

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 10:03
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Brukse.

Ai do të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Kështu ka njoftuar Zyra e kryeministrit të Kosovës. 

Von der Leyen ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimorë për të diskutuar rreth agjendës së reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit, të cilat janë parakushte për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat