Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë në përmirësimin e raporteve me aleatët.
Duke e komentuar marrëveshjen e Serbisë me SHBA-së, ai ka ironizuar me zyrtarët e Qeverisë Kurti, të cilët po sillen në veri.
“Sot, nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Ë. Fernandez dhe ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin strategjik SHBA-Serbi në fushën e energjisë në Serbi.
Ndërsa këta legenat tanë sillen vërdall me “kaqketa” dhe bëjn reklama me hamburgera nga veriu i vendit. E kundërshtuan me ngulmë marrëveshjen e Washingtonit të ndihmuar edhe nga propaganda serbe që u hante si torte nga militantët primitiv të regjimit, ku njëra nga pikat e saj thotë: palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti…”, ka shkruar ai.