4 serbët e arrestuar ditë më parë në veri po intervistohen nga Inspektorati

Aktuale

4 serbët e arrestuar ditë më parë në veri po intervistohen nga Inspektorati

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

KoSSev po raporton se katër serbët e arrestuar ditë më parë në veri ndodhen në stacionin Policor të Kosovës.

Ata po merren në pyetje nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për veriun, s’ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion të KoSSev.

Katër të rinjtë serbë janë arrestuar natën mes 9 dhe 10 shtatorit në pjesën veriore të Mitrovicës, siç ka thënë policia, pasi dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy policë në të njëjtën natë në shëtitoren e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat