KoSSev po raporton se katër serbët e arrestuar ditë më parë në veri ndodhen në stacionin Policor të Kosovës.
Ata po merren në pyetje nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për veriun, s’ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion të KoSSev.
Katër të rinjtë serbë janë arrestuar natën mes 9 dhe 10 shtatorit në pjesën veriore të Mitrovicës, siç ka thënë policia, pasi dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy policë në të njëjtën natë në shëtitoren e Mitrovicës.